Sali Berisha ka biseduar me qytetarët online, duke folur për vizitën e misionit faktmbledhës të Parlamentit Europian dhe Partive Popullore Europiane në Shqipëri.

Ai tha se deputetët e PE-së dhe përfaqësuesit e 30 partive anëtare të PPE-së gjetën një situatë të vështirë dhe shokuese në vend.

Sipas Berishës, misioni u njoh me problematikat e shumta që prekin Shqipërinë dhe premtoi mbështetje të fuqishme për opozitën dhe qytetarët shqiptarë.

Ai po ashtu tha se një raport tjetër po përgatitet për të denoncuar qeverisjen e Edi Ramës dhe regjimin e tij.

Berisha falënderoi misionin për vlerësimin e qëndresës së opozitës dhe siguroi qytetarët se mbështetja nga institucionet europiane do të jetë e vazhdueshme.

Fjala e plotë e Kryedemokratit Berisha: 

Të dashur miq, ditët që kaluan kishin disa zhvillime të tjera jashtëzakonisht pozitive për ne, për opozitën dhe për shqiptarët.
Në Shqipëri erdhi misioni faktmbledhës i Parlamentit Europian për të parë në vend gjendjen në Shqipëri.
Këta deputetë, të gjitha grupeve parlamentare të PE, pasqyruan dje dhe pardje, gjatë këtyre ditëve qëndrimet e tyre në mënyrë shumë të përgjegjshme dhe reale gjendjen në Shqipëri.
Mbi këto raporte dhe mbi këtë bazë, dje një raport për Shqipërinë paraqiti të gjithë problematikën e madhe të Shqipërisë.
Një raport tjetër po përgatitet për të damkosur Edi Ramën dhe regjimin e tij.
Përveç kësaj, jeni dëshmitarë se gjatë kësaj jave në Shqipëri qëndroi për dy ditë misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane, i përbërë nga përfaqësuesit e 30 partive politike anëtare të kësaj organizate, i kryesuar nga sekretarja e përgjithshme Dolors Montserrat dhe nënkryetarja e PPE.
Në takimet e tyre të shumta me PD, me median, me shoqërinë civile, ata gjetën një realitet shokues, duhet t’ua them, e vlerësuan shokuese gjendjen dhe na garantuan për mbështetje të fuqishme.
Na përgëzuan për qëndresën që bëjmë dhe na siguruan për mbështetje më të mëdha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds