Dje rreth orës 2:40 të pasdites ra zjarr në qendrën tregtare “Metropol”. Mbi 10 zjarrëfikëse nga Lushnja, Fieri, Berati, Durrësi, Tirana etj u angazhuan për të shuar zjarrin gjigand i cili në një moment u duk se u vendos nën kontroll, por shpërtheu përsëri pas orës 9:00 të darkës. Ushtria erdhi në ndihmë për shuarjen e flakëve përveç forcave zjarrfikëse që prej disa orësh ishin në vendngjarje.  Ministri i Brendshëm Balla  dhe Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa ndoqën nga afër situatën. Zoti Balla tha para gazetarëve se koordinimi i mirë i forcave zjarrëfikëse dhe ndërhyrja e Policive së Shtetit, bëri të mundur shpëtimin e jetëve  të banorëve. Shkaqet e zjarrit do të hetohen nga policia, tha Ministri Balla. Gjithashtu ai përmendi edhe helikopterin që qendroi ne gatishmëri dhe do ndërhynte për transportimin e banorëve nëse do të ishte e nevojshme. Pyetjes nëse kishte shkallë shpëtimi ndërtesa ai iu shmang.

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha se të 42 personat e asfiksuar mes tyre dy femijë të moshave 14 vjeç dhe 7-8 vjeç  dhe 3 zjarrfikës janë jashtë rrezikut për jetën.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”FauVS3G-V3Y”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *