Dëmtimi dhe degradimi i Qendrës Shëndetësore Poçëm në Mallakastër ka bërë që ajo të dalë jashtë funksionit. Rreth 50 familje të fshatit nuk kanë nje vend ku mund të marrin shërbimet mjekësore. Sipas banorëve infermierja u është gjendur pranë, por mungesa e një vendi për të marrë shërbimet ka bërë që provizorisht të shkohet në një dhomë pranë shkollës së fshatit, por që sipas tyre nuk është vend i përshtatshëm.
Qendrat më të afërta shëndetësore ndodhen rreth 15 km larg në drejtim të Cakranit apo Fratarit, çka sjell vonesa por edhe kosto financiare për banorët.
Njëzëri banorët e fshatit Poçëm apelojnë për ndërtimin e një qendre të re shëndetësore në mënyrë që ky shërbim jetik të ofrohet në mënyrë dinjitoze dhe sa më të shpejtë.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”M7GZ9NSR6oM”]
