Në Qendrën për Inovacion dhe Teknologji “NEST”, një strukturë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit që u shërben edhe universiteteve dhe sipërmarrjes, zhvillohet sot prezantimi i një start-up-i të rinjsh shqiptarë për financimin e sektorit të ndërtimit.

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij, u shpreh se ka kërkesa për investime në shuma marramendëse në Shqipëri.

“Menduam të ndihmonim për të bërë këtë prezantim në mënyrë që të njihemi me faktin që këtu në Tiranë keni një derë ku mund të trokisni. Kanë shprehur interes për të investuar shuma të mëdha në fushën e ndërtimit edhe në funksion të interesit shumë të lartë që Shqipëria sot dhe shumë të lëvizjeve që ndodhin në tërësi.

Tani çfarë duhet të ndajmë bashkarisht nga pikëpamja e funksionimit të këtij kanali. Duhet të garantohen disa gjëra, që kërkojnë një kapërcim të rëndësishëm nga komuniteti i investitorëve që është besueshmëria e përpjekjeve. Projektet me arkitektë të huaj kanë ngjallur një interes shumë të madh botërisht që shtrohet edhe në fushën e investitorëve.

Nuk shohim një interesim kulturor apo të arkitektëve bashkëkohorë në botë… Ky është një problem që ne e kemi sot të shtruar. Si do të arrijmë që projektet t’i realizojmë besnikërisht se është bërë një punë e madhe”, tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds