Qendra Kulturore e Fëmijeve organizoi ceremoninë për ndarjen e çmimeve të dy aktiviteteve që janë zhvilluar gjatë javës: Konkursi i vizatimit “Nëntori Historik” dhe  takimi i komplekseve artistike me këngë patriotike dhe partizane mes shkollave të bashkisë Lushnjë.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Drejtorja e re e Zyrës vendore të Arsimit Parauniversitar Lushnjë Arta Dhamo, drejtorë, mësues dhe nxënës të shkollave, prindër që me emocion dhe krenari ndoqën ndarjen e çmimeve.

Drejtori i Qendrës Kulturore të Fëmijevë Saimir Bahja foli për aktivitet që u zhvilluan, çmimet dhe çertifikatat që u ndanë, por edhe për veprimtaritë e tjera që do organizohen nga Qendra Kulturore e Fëmijeve në kuadër të festave të nëntorit dhe dhjetorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *