Vazhdojnë aktivitet e Javës Evropiane në Bashkinë e Lushnjës. Paraditen e sotme, në ditën e tretë të javës Europiane u zhvillua një koncert festiv me këngë e valle, në sheshin përpara bashkisë.
Ky aktivitet u organizua nga Qendra Kulturore e Fëmijëve Lushnjë, në bashkëpunim me Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar mbështetur nga Bashkisë Lushnjë. Artistët e vegjël të Qendrës Kulturore të Fëmijëve kënduan këngët e bukura myzeqare dhe këngë në disa gjuhë të huaja, të Bashkimit Evropian dhe kërcyen valle popullore e moderne.
Aktiviteti i sotëm përkon me 9 majin, Ditën e Europës.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”obdHIljjRM0″]