Është qëlluar gjatë natës me breshëri plumbash kompania farmaceutike CFO Pharma, e cila ndodhet në autostradën Tiranë Durrës.

Punonjësit e sigurisë e kanë raportuar ngjarjen në polici sot në orën 8:00 të mëngjesit dhe një grup hetimor ka shkuar në vendngjarje.

Autorët dyshohet se kanë qëlluar nga një mjet në lëvizje dhe për identifikimin e tyre janë sekuestruar kamerat e sigurisë.

“Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë, ka ardhur njoftimi se në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese. Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.”-njofton policia.Tashmë janë zbuluar detaje të reja nga të shtënat me armë në depon farmaceutike në rrugën dytësore në autostradën Tiranë-Durrës.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë ngjarjen.

Një mjet ka kaluar përpara biznesit dhe më pas kanë nisur të shtënat me armë.

Më pas makina ka ndaluar, në momentin që kanë përfunduar të shtënat.

Pas kësaj autorët janë larguar, në drejtim të rrugës së Vorës.

Raportohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur të paktën 30 gëzhoja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *