Qarku i Fierit në ditët në vijim kur temperaturat pritet të kalojnë 40 gradë është klasifikuar si zona me rrisk më të lartë në shkallë vendi për zjarre. Sipas përgjegjêsit të sektorit të mbrojtjes civile, pranë prefekturës Fier, Kreshnik Ymeraj, pas informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencave , nga të gjitha strukturat vendore është kërkuar  te rrisin burimet njerezore , kapacitetet teknike e logjistike për të përballuar çdo vatër zjarri të mundshme.

Ymeraj ka pohuar gjithashtu se për këtë 6 mujor janë regjistruar 48 raste zjarresh, numer pothuajse i barabartë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar , teksa ka theksuar se bashkia e Lushnjës mbetet më e rrezikuara për shkak të djegies së hamullore nga fermerët të cilëve jo në pak raste situata u ka dalë jashtë kontrollit. Përballë kësaj situate Ymeraj ka apeluar për të gjithë bujqit që të jenë të kujdesshëm pasi si pasojë e pakujdesisë dëmet mund të jenë tepër të mëdha.

Ymeraj ka apeluar gjithashtu për të gjithë qytetarët që të njoftojnë menjëherë shërbimin zjarrfikës në numrin 128. në rast se pikasin një vatër zjarri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds