Në territorin e qarkut Fier ka patur reshje shiu me intesitet mesatar deri në të lartë i shoqëruar dhe me erë të fortë gjatë natës dhe në orët e para të ditës së sotme.
D.V.P. Fier na siguroi informacionin e përgjithshëm rreth situatës për 6 bashkitë e qarkut Fier.
Rrugët nacionale dhe rurale janë të aksesueshme normalisht. Nuk raportohen problematika lidhur me furnizimin me ujë. Nuk raportohen njësi ekonomike të dëmtuara sera , stalla, apo bagëti. Nuk raportohen sipërfaqe të përmbytura. Raportohen mungesa energjie vetëm në bashkinë Fier si rezultat i nxjerrjes jashtë pune të fiderave në Mbrostar, Daullasit, tek Pularia dhe Fiderat CO2 dhe 20.
Grupet e punës janë në terren duke punuar për rikthimin e situatës në normalitet .
Lumi Gjanicë është përsëri i ndotur me mbetje hidrokarburesh që lëshojnë aromë të rëndë.
Situata në territorin e Zonave të Mbrojtura të Qarkut Fier është e qetë deri në këto momente. Gjatë natës ka patur reshje të dendura shiu. Parku Divjakë-Karavasta i cili është problematik në situara të tilla në rrëzimin e drurëve për bllokim të rrugës që të çon në plazh deri tani nuk ka rrëzim të drurëve apo rrugë të bllokuara.
Lumi Seman, Shkumbini dhe Vjosa që përshkojnë territorin tonë kanë rritje të sasisë së prurjeve, por që jane aktualisht brenda shtratit të tyre.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”fqpA4SVRxEY”]
