Rreth 200 fidanë janë mbjellë  sot në sipërfaqen e djegur të pyllit të Pishporos . Nismës i janë bashkangjitur një grup nxënësish të gjimnazit  “Janaq Kilica”. Sipas tyre çdo kontribut për natyrën është kontribut për të ardhmen.

Kreu rajonal i zonave të mbrojtura tha se misioni për rigjallërimin e zonës së dëmtuar vijon. Për këtë qëllim tha ai është përgatitur edhe një projekt i cili synon pyllëzimin e rreth 300 hektarëve, ndërsa ka falenderuar edhe donatorët që kanë kontribuar me fidanë pishe.

Të pranishëm në mbjelljen e pemëve kanë qënë edhe një pjesë e administratës së Prefekturës së Qarkut Fier. Pylli i Pishporos u dëmtua nga një zjarr masiv i cili dogji rreth 800 hektarë sipërfaqe pyjore.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”Du80icLhNtU”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds