Jared Kushner, bashkëshortja e tij Ivanka Trump, së bashku me fëmijët e tyre mësohet se kanë kaluar dy ditë në jug të Shqipërisë këtë fillim vere. Çifti Kushner-Trump ka kaluar dy ditë në Vlorë.

Ndonëse arsyeja e vizitës së tyre në vendin tonë nuk dihet e saktë, mendimet janë për një ndërthurje të pushimeve me planet e biznesit.

Momentalisht nuk dihet nëse kanë zhvilluar takim me Kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit ndodhej në Hagë në kuadër të samitit të NATO-s. Ndërkohë në postimin e më poshtëm ofrohet dhe “imazhi” i pushimeve në Vlorë i çiftit.

“Një perëndim dielli i artë dhe një mbrëmje e paharrueshme në @gjurmarestaurant. Ishte një nder i vërtetë të mirëprisja Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj Jared Kushner, së bashku me familjen e tyre të bukur, në brigjet e Vlorës. Momente të tilla na frymëzojnë të ndjekim përsosmërinë çdo ditë — përmes autenticitetit, elegancës dhe mikpritjes së përzemërt”, shkruhet në postim.

FOTO/ Pushime dhe biznes, Ivanka Trump dhe Jared Kushner rikthehen në

Në Sazan do të ndërtohet një strukturë luksoze me vila të përshtatura në shkëmbin që shtrihet drejt detit. Prejt ditësh mediat e huaja e kanë risjellë në vëmendjen këtë projekt të Kushner-Trump duke shkruar se në këtë cep të vogël të Mesdheut, do të ketë një oaz të vogël komod me rezidenca të ofruara për klientët milionerë të gatshëm të shpenzojnë shuma të konsiderueshme për t’u zhytur në një mjedis të lë pa frymë. 

Ishulli i Sazanit, me një sipërfaqe prej 562 hektarësh, është përdorur vetëm si bazë ushtarake. Por me një dekret të firmosur në fillim të muajit dhjetor, nga Presidenti Bajram Begaj, struktura “Rajon stërvitje dhe qitje detare Sazan, Vlorë”, e cila duket se përkon me zonën ku synohet të realizohet projekti, është nxjerrë jashtë Planit të Vendosjes dhe Përhapjes së Forcave të Armatosura.

Sipas vendimit, vlera e investimit parashikohet të jetë 1.4 miliard euro. Projekti, i cili parashikon “marinë turistike si dhe struktura akomoduese elitare, rezidenca me standard të lartë, zona gastronomike dhe zona shplodhëse me shërbime në funksion të tyre” do të shtrihet në një sipërfaqe prej 45 hektarësh.

Sipas një interviste që Kushner pati dhënë në mars të vitit të kaluar për Bloomberg, synimi ishte ndërtimi i një eko-resorti luksoz të markës Aman. Ai deklaroi në atë kohë se “ishulli i Sazanit është një nga vijat bregdetare më të pacënuara dhe unike që kam parë parë kudo në botë”.

Kompanisë së Kushner, i është statusi “Investim/Investitor strategjik procedurë e veçantë” duke e konsideruar projektin të “një rëndësie strategjike për vendin”. Por sipas vendimit, ky status, që jepet për një periudhë 10 vjeçare është “i kushtëzuar me realizimin e detyrave, planit të veprimit të parashikuar në këtë vendim, si dhe me finalizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis palëve, të vlefshme miratuar me ligj të veçantë në Kuvend sipas parashikimeve ligjore të zbatueshme”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds