Qarkullimi i mjeteve në drejtim të Greqisë dhe anasjelltas është ndalur që në orët e para të mëngjesit për shkak të një greve të punonjësve të doganave greke. Sipas informacioneve nga Drejtoria Rajonale e Kufirit, doganierët grekë kanë ndërprerë punën duke nisur një grevë katërorëshe, çka ka sjellë bllokim të plotë të kalimit të automjeteve në të dy anët e kufirit.
Ndërkohë, lëvizja e këmbësorëve vijon normalisht, ndërsa greva pritet të përfundojë rreth orës 10:00 të paradites.
