“Gjashta” është mbresëlënës vetëm për ta thënë, e lëre më për ta bërë. PSG-ja e Luis Enriques, me fitoren e tyre në Kupën Ndërkontinentale kundër Flamengos në vitin 2025, arriti gjashtë trofe (Ligue 1, Coupe de France, Superkupa Franceze, Liga e Kampionëve, Superkupa Evropiane dhe, sigurisht, Kupa Ndërkontinentale).

Një arritje e madhe. Dhe të mendosh se shuma mund të kishte qenë edhe më e pasur (dhe më historike) nëse parisienët nuk do të nënshtroheshin ndaj Chelseat të Enzo Marescas në finalen e Kupës së Botës për Klube. 

Vetëm dy ekipe të tjera në historinë e futbollit kanë arritur të sjellin në shtëpi po aq trofe në një vit kalendarik: Barcelona e Guardiolës në vitin 2009 dhe Bayern Munich i Hansi Flick në vitin 2020. 

BARCELONA 2009
–  La Liga
– Kupë e Mbretit
– Superkupa e Spanjës
– Liga e Kampionëve
– Superkupa e Europës
– Kupa e Botës për Klube

BAYERN MUNICH 2020
–  Bundesliga
– Kupa e Gjermanisë
– Superkupa e Gjermanisë
– Liga e Kampionëve
– Superkupa e Evropës
– Kupa e Botës për Klube

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *