Në katër vitet e ardhshme Kuvendi i Shqipërisë do të drejtohet sërish nga një burrë.
Elisa Spiropali do ta lërë drejtimin e këtij institucioni në nisje të legjislaturës për të marrë drejtimin e Ministrisë së Jashtme, ndërkohë që në karrigen më të lartë në Kuvend do të ngjitet ish zv.kryeministri dhe ish ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Një tjetër ndryshim është bërë edhe në postin e nënkryetarit të Kuvendit, ku Bledi Ccuci do t’i lërë vendin deputetes së Durrësit, Klodiana Spahiu.
Vendin e lënë bosh nga Niko Peleshi në krye të grupit parlamentar të PS-së, do t’a rimarrë Taulant Balla.
Pas disa vitesh angazhim në qeveri, fillimisht si ministër i Brendshëm dhe më pas ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Balla rikthehet tashmë në krye të deputetëve socialistë.
Tre ministra të kabinetit të vjetër do të kenë drejtimin e komisioneve parlamentare. Kështu Ulsi Manja do të rimarrë drejtimin e Komisionit të Ligjeve, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Igli Hasani do të drejtojë komisionin e Jashtëm, ndërsa Arbian Mazniku do të drejtojë komisionin për reformën administrative territoriale që do të ringrihet në Kuvend.
Kryetar i Kuvendit
Ikën Elisa Spiropali
Vjen Niko Peleshi
Nënkryetari i PS në Kuvend
Ikën Bledi Çuçi
Vjen Klodiana Spahiu
Kryetar i grupit të PS
Ikën Niko Peleshi
Vjen Taulant Balla
Kryetar i Komisionit të Ligjeve
Ikën Klotilda Bushka
Vjen Ulsi Manja
Kryetar i Komisionit të Jashtëm
Ikën Mimi Kodheli
Vjen Igli Hasani
