Sot para Bashkisë së Tiranës u mblodh protesta e tretë e thirrur nga grupi Rithemelimi. Qytetarët e zemëruar qëlluan me bojë, pampers, mollë dhe Molotov  godinën të cilën e kanë rrethuar dhjetëra forca policie.

Pati përplasje mes policisë te Bashkia e Tiranës dhe protestuesve të cilët të drejtuar nga demokratët, Flamur Noka dhe Klevis Balliu kanë arritur që të çajnë kordonin metalik të vendosur nga policia dhe kërkojnë që të futen brenda bashkisë.   “Hapni rrugën, mjaft e shkelët ligjin, mos u bëni palë me atë që shkelin ligjin dita ditës, jo me ata që vjedhin, po kërkojmë të drejtën tonë kushtetuese, kjo nuk është shtëpia e Erion Velisë, në orar zyrtar pune të thotë kjo është shtëpia ime, është e treta herë që ndalohemi nga policia e pushtetit, është policia e pushtetit që nuk lejon që të zgjedhurit bashkiakë. të luajnë me paratë e shqiptarëve”, janë shprehur këshilltarët bashkiakë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds