Po falimentojmë, po na digjen paisjet dhe po hedhim mallin poshtë, shprehen në protestën e tyre pronarë të bizneseve të ndryshme në fshatin “Ofiçinë e Vjetër” të bashkisë Patos. Ata pohojnë njëzëri në kulmin e indinjatës se prej tre muajsh ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike, po i penalizojnë në aktivitetet e tyre, duk i çuar drejt falimentimit. Jemi 30 familje dhe 11 biznese që furnizohemi nga linjat e naftës dhe pavarësisht se jemi taksapagues té rregullt, jemi në situatën e ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë. Dyqane mishi, furra buke, markete, lavazho, fabrika vaji  janë duke u përballur me stopim të aktivitetit dhe humbje të mëdha financiare.

Nuk dimë ku të ankohemi thonë ata, ndërsa për riparimin e defekteve kanë paguar edhe vetë, por pavarësisht kësaj, problematika vijon të mbetet e pandryshueshme.

Aktiviteti jonormal i këtyre bizneseve ka penalizuar jo vetëm banorët e zonës, por edhe të fshatrave përreth. Ata apelojnë njëzëri pér zgjidhje të shpejtë, ose shkëputje nga linjat e naftës.

Ndërkohë burime nga kompania “ Albpetrol” bëjnë të ditur se ndërprerjet kanë ndodhur për shkak të proceseve teknologjike që vetë kompania kryen, ndërsa mohojnë faktin se ndërprerjet janë të shpeshta. Po sipas të njëjtave burime “ Albpetrol” është në tratativa me OSHE, për të gjetur njé zgjidhje përfundimtare për banorët e zonës që furnizohen nga linjat e naftës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *