Dhjetra punonjës të kompanisë Bankers Petroleum janë ngritur mesditën e sotme në një protestë të organizuar nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur. Me pankarta në duar ata janë mbledhur para zyrave të kompanisë në Marinzë. Në fjalën e tij Kryetari i Sindikatës Dritan Shahu i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë dhe të fortë shoqërisê Bankers dhe drejtuesit të saj Hong Ping, që të ndalojnë së injoruari zërin e punonjësve duke u ndalur në disa kërkesa kryesore.

Sekretari i Sindikatës të Sektorit Hidrokarbur, dega Fier, Dritan Rrapushi, tha se në kaq vite jemi grabitur. Gjithashtu punëtorët u shprehën të zemëruar se prej vitesh nëpërkëmbemi në këtë kompani.

Organizatorët kanë pohuar gjithashtu se nëse zëri i punonjësve nuk do të dëgjohet atëherë protesta e sotme do tê jetë vetëm fillimi i një rruge të re drejt protestave që do të përshkallëzohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds