Ndotja alarmante e kolektorit të Levanit ka ngritur paraditen e kësaj të enjte në protestë dhjetra fermerë të Povelcës e Darëzezës. Ata pohojnë të indinjuar se shkak i ndotjes janë stallat e kafshëve që ndodhen pranë dhe që shkarkojnë të gjitha mbetjet organike në ujërat e kolektorit. Sipas banorëve kjo situatë që vijon prej më shumë se 20 vitesh , është kthyer në shqetësimin më madhor të tyre, pasi po u sëmuren bagëtitë ndërkohë që me dhjetëra hektarë tokë me perime e shalqi po thahen, se në kolektor derdhet dhe ujë i kripur.
Banorët shprehen gjithashtu se shqetësues mbetet edhe fakti se uji i ndotur që ndodhet në këtë kolektor, tërhiqet nga hidrovori i Darëzezës dhe derdhet në det duke ndotur edhe bregdetin i cili për pak ditë do të presë plazhistët e parë dhe turistë të shumtë. Në prag të sezonit turistik kjo ndotje do të sjellë edhe largimin e pushuesve kanë thënë ndër të tjera fermerët, teksa apelojnë njëzëri që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejt.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”x5yau2pkrwQ”]
