Fillimi i punimeve të projektit për shtimin e traktit 400 kv për linjën Maqedoni e Veriut –  Elbasan –  Fier financuar nga banka gjermane për zhvillim është pritur me protestë të banorëve të lagjes Drizë në Fier.

Ky projekt shtrihet në një sipërfaqe  prej 400 mijë metër katror ku preken 21 fermerë, 7 prej të cilëve tokat e tyrë i kanë të kultivuara më ullinj mbi 20 – vjeçarë.

Sipas banorëve, ata nuk kanë firmosur dokumente më të cilat janë informuar për këtë invëstim, ndërsa kundërshtojnë çmimin ë ulët të dëmshpërblimit të ullinjvë dhe të tokës.

Banorët thonë së ata e mirëpresin investimin, por jo këtë trajtim që u bëhet nga shteti shqiptar dhe theksojnë se këto toka janë i vetmi burim të ardhurash për familjet e tyre. Janë 500 rrënjë ullinj në tokat që preken nga ky investim ndërsa dëmi ekonomik sipas banorëve është i pallogaritshëm. Përballë kësaj situate ata pohojnë se do të bllokojnë punimet nëse nuk do të ketë reagim.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”yfwo-Mkgk-Y”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *