Banorët e Durrësit kanë nisur protestën e tyre para ambienteve të Kuvendit. Gjithashtu në këtë protestë janë bashkuar edhe banorët të Rrjolit të Velipojës të cilët kërkojnë të drejtat e tyre.
Një qytetarë ka ngritur shqetësimin lidhur me pronën duke thënë se në 35 vite i është bërë padrejtësi. Gjithashtu hodhi akuza ndaj politikanëve, duke nënvizuar se parlamenti është kthyer në parlament të krimit.
“Pjesëmarrësit këtu kanë të drejtën e tyre të kërkojnë pronën që është më e shtrenjtë. Askush nuk guxon të na përkulë kokën, të na vrasë apo nëpërkëmbë dinjitetin. Unë jam nga Tirana, dhe pronën na e vodhën. Këto janë të korruptuar deri në palcë. Kanë 35 vite që na vrasin e na grabisin. Ne nuk do dorëzohemi kurrë, kemi të drejtën tonë. Ky është parlamenti I krimit, I kanë mbushur xhepat duke vjedhur pronën shtetërore, pronën private, por ato nuk kanë guxuar të na vjedhin dinjitetin”, tha ajo.
