Avokati Arianit Koci ka protestuar sot para Kuvendit të Kosovës në një mënyrë të pazakontë. Në shenjë revolte për moskonstituimin e Kuvendit, ai ka prerë flokët publikisht para hyrjes së institucionit.

Me këtë akt simbolik, Koçi ka shprehur zhgënjimin dhe pakënaqësinë e tij ndaj klasës politike për dështimin që kuvendi të nisë punën, pavarësisht kalimit të afateve ligjore dhe pritjeve të qytetarëve.

Protesta e tij ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe kalimtarëve, ndërsa avokati është shprehur se ky ishte një akt i vetëdijshëm për të ngritur zërin në mënyrë paqësore dhe simbolike.

Ai nuk përjashtoi edhe veprime të tjera të ngjashme nëse institucionet vazhdojnë të neglizhojnë obligimet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds