Sekretari politik i Partisë Demokratike, Dega Lushnjë Klement Çela ka bërë një deklaratë për mediat për protestën e opozitës që do të zhvillohet në orën 17:00 përballë Kryeministrisë. Ai e ka quajtur protestën më të madhe dhe më të fuqishme në historinë e Partisë Demokratike. PD dega Lushnjë ka marrë të gjitha masat që çdo qytetar mund të marrë pjesë në protestë.
Zoti Çela ka ndarë një mesazh me qytetarët lushnjarë dhe jo vetëm ku thekson se ky është momenti që çdo shqiptar të ngrihet për ta parë të ardhmen këtu dhe jo jasht vendit.
Ndërkohë policia ka paralajmëruar masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
