Kryetari i PD-së, Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin pjesë në protestën e 22 marsit. Ai tha se do të jetë kryengritja më e madhe paqësore që ka njohur vendi.

“22 marsi është ditë frymëzimi për Shqiptarët, dita kur de-facto u rrëzua diktatura më e egërr. 22 marsi është dita kur shqiptarët ftohen në kryengritjen më të madhe paqësore që ka njohur Tirana dhe Shqipëria.

Çdo qytetari i them, fati i Shqipërisë, është sot më shumë se kurrë në duart e qytetarëve. Për aq sa është fat integrimi i Shqipërisë në BE,. 22 marsi është betejë për Evropën, rrugën eurpiopiane. Kundër një njeriu që për të mbrojtur vjedhjen e tij ia mbylli dyert shqiptarëve. Këto dyer nuk mund t’i hapë asnjë institucion, tjetër përveç qytetarëve shqiptarë që duhet të ngrihen në betejë.”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds