Projekti “Riciklimi” u prezantua sot nga nxënësit e klasës së VII të shkollës jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa”.
Nxënësit me anë të këtij projekti tregojnë rëndësinë e riciklimit që është një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur mjedisin nga mbeturinat e botës moderne ku jetojmë. Mbeturinat krijojnë kërcënime ekologjike të cilat ndikojnë në shëndetin e jetesës, komunitetit, familjeve dhe individëve, prandaj është e nevojshme mbledhja, ri-përpunimi dhe përdorimi i mbeturinave.
Nxënësit projektin e bazuar tek lëndët mësimore e kanë plotësuar me materiale vizive të punuara nga ata dhe me shembuj konkretë si veshjet me materialet e ricikluara që i shfaqën para nxënësve, prindërve, mësuesve të cilët ndoqën me interes prezantimin.
Mësuesja e kënaqur nga puna e nxënësve të saj theksoi bashkëpunimin mes nxënëses dhe mësueses për realizimin e projektit.