Një 17-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet nga Policia se merrej me tregtimin dhe prodhimin e armëve të ftohta.

Sipas burimeve, Policia i gjeti 17-vjeçarit përgjatë një kontrolli rutinë një biçak të cilën e mbante pa leje.

I mituri është tashmë person nën hetim.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një thikë (biçak), që e mbante pa leje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *