Fermerët e zonës Mujalli, Daullas, Baltëz, Grecalli, Muçaj ndoqën këshillat e Ministrisë së Bujqësisë dhe rritën sipërfaqet e mbjella me drithëra, por prodhimin e marrë nuk po e shesin dot, se çmimi në treg është shumë i ulët. Ata thonë se nëse qeveria do të jepte subvencione për plehrat kimike  do të kishte tjetër çmim shitja e misrit . Në treg një kuintal misër shitet me 25 mijë lekë të vjetra ndërsa kostoja  e një kuintali misër pa llogaritur krahun e punës del me 27 mijë lekë të vjetra kuintali.

Fermerët pohojnë se kanë prodhim të mbarë të misrit për këtë vit, por  mungojnë pikat e grumbullimit,  tregjet dhe magazinat pë ruajtjen e prodhimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds