Fermerët në zonën e fushës së Tërbufit, kulturën e lulediellit po e shikojnë si alternativë për të kompensuar sipërfaqet e lëna djerrë nga zvogëlimi drastik i sipërfaqeve të kulturës së grurit. Zona tradicionale ku përshtaten dhe kushtet klimaterike tokësore për zhvillimin normal të.kulturës së lules së diellit, janë ato të Grabjanit, Zhamës dhe Plukut. Aktualisht këtë vit bujqësor në këto zona janë mbjellë mbi 600 hektarë me luledielli. Këto ditë të fundit të muajit gusht, fermerët po korrin, përpunojnë dhe pregatisni prodhimin e ri për treg. Temperaturat e larta, mungesa e farave cilësore si dhe mungesa e ujit për vaditje, janë faktorët kryesorë që prodhimi i këtij viti të jetë 35 deri në 40% më i ulët sesa një vit më parë. Më konkretisht nga 20 deri 22 kujtalë për hektarë të marra vitin e kaluar, prodhimi j këtij viti shkon nga 12 deri në 13 kujtalë për hektarë.
Fenomeni i përvitshëm si për kulturat perimore, drufrutorët, bostanoret apo dhe të tjera për mungesën e tregut për shitje shfaqen edhe për kulturën e lulediellit!! Mijëra kujtalë në zonën e Tërbufit, presin tregtarët nëpër magazina sheshe e hangare.
