Kryeministri Edi Rama është nisur drejt drejt Hagës, ku do të takojë ish krerët e UÇK-së, të cilët ndodhet në paraburgim. Gjatë një komunikimi live me qytetarët në Facebook, Rama tha se Hashim Thaçi dhe të tjerët mbahen peng nga një drejtësi që siç tha ai “është turp për ata që e sponsorizojnë”. Ai theksoi se tani ka përfunduar procesi shpreson dhe uron që ata të lirohen. Sipas tij te vetmin faj që luftëtarët e UCK kanë, është që ‘u rebeluan ndaj një regjimi satrap dhe që morën armët për të mbrojtur të drejtën e pamohueshme’. Duke folur për qëndrimin e tij në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Rama u shpreh se kërkoi që t’i qëndrojnë marrëveshjes për mbylljen e negociatave deri në 2027. Ai theksoi se vendi ynë është i respektuar maksimalisht në Bruksel dhe i mirëpritur në atë qe e quajti, tempullin e Evropës politike. Pasi Bashkimi Europian mori vendimin për zhbllokimin e fondeve, Rama u shpreh se presidentja Vjosa Osmani shkëlqeu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Sipas tij, Presidentja e Kosovës foli me fjalë bindëse, ndërsa shtoi se vendimi, sipas tij, erdhi si rezultat i një punë këmbëngulëse por edhe koordinimi të mirë të bërë në javët e fundit, duke theksuar “pa dashur të marr asnjë meritë”.
