Kostot e mirëmbajtjes së akseve rrugore kryesore në vend i kushtojnë xhepave të taksapaguesve një shumë goxha të majme! Qeveria shqiptare paguan kontrata shumë të majme për kompanitë të cilat ofrojnë shërbimet e mirëmbajtjes së rrugëve nëpërmjet Autoritetit Rrugor Shqiptar i cili është përgjegjës për vlerësimin e tyre, kur konkurojnë në tendera, si dhe ndjekjen e punimeve të kryera. Mirëmbajtja e akseve rrugore nacionale në territorin e Lushnjës ka qenë gjithmonë problematike. Një fakt i tillë është vërejtur shpesh herë. Kryesisht punimet për rikonstruksionin apo meremetimin e pjesëve të dëmtuara të rrugëve kanë qënë jo vetëm të pakta, por edhe me një kohëzgjatje të mërzitshme për përdoruesit e rrugëve. Kur ka kaluar mesi i muajit qershor, kompania që mirëmban disa akse rrugore kryesisht nacionale dhe të kategorisë së dytë ka nisur të heqë bimësinë e egër të harlisur në anë të rrugës, e cila shpesh herë është aq e lartë sa pengon fushëpamje. Drejtuesit e mjeteve në aksin rrugor nacional Lushnjë – Berat  duhet të kenë kujdes të shtuar. Vetëm tani kompania e mirëmbajtjes së këtij aksi rrugor ka nisur të pastrojë bimësinë përgjatë rrugës nga rrethrrotullimi i Savrës drejt Kashtë-Bardhës. Duke qenë se është një ndër akset rrugore me shumë kalime nga njëra anë në tjetrën të rrugës për shkak të ekonomive bujqësore, duhet të kishte qenë me kohë në vëmendje të kompanisë. Prania e bimësisë që rritet në anë të akseve rrugore dhe që shkon deri në 2 metra sidomos në kryqëzimit e shumta është dhe  ka qenë burim i aksidenteve javët e fundit, si rasti i furgonit të turistëve që u përplasën me autokombajnën.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”s7LFMydDi5U”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds