Banorët e Thethit kanë nisur një protestë kundër shembjes së strukturave që kanë ngritur në tokën e tyre. Banorët kanë bllokuar komplet urën e vetme që të çon në fshatin turistik. Banorët e Thethit kanë kundërshtuar me forcë prishjen e objekteve, duke e konsideruar aksionin të padrejtë dhe të papërshtatshëm për një zonë që varet nga turizmi. Protestuesit gjatë tensioneve me policinë kanë theksuar se shteti po “vret” të ardhmen e tyre dhe se po largon turistët nga zona. Por protestës së banorëve të Thethit i janë bashkuar dhe turistët që ndodhen në këtë zonë për pushime. Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds