Vetura e parë shqiptare u prezantua dje në ekspozitën TREDITECH, në Torino, Itali.

Supervetura e re “Illyrian Pure Sport” ka një motor 6.2 litërsh LT2 V8 me 840 kuaj/fuqi.

Shpejtësia maksimale pritet të arrijë në 375 kilometra në orë. Ndërsa, çmimi i saj do të fillojë nga 1.2 milion euro deri në 1.7 milion euro – në bazë të specifikave.

“Illyrian TSX” nga “Arrera” konsiderohet automjeti i parë shqiptar i realizuar nga Qëndrim Thaçi, nga komuna e Drenasit, i cili është rritur në Itali.

Thaçi, themelues i “Arrera Automobil”, është gati që ta promovojë projektin madhor në mbarë globin. “Illyrian Pure Sport do të jetë automobili i parë me standarde ndërkombëtare që do të prodhohet në Shqipëri.

Kjo veturë pritet të jetë një rivale e fortë të “Lamborghini Aventador” apo “Ferrari 812 Superfast”.

Kjo veturë  ngjan me “Porsche 9RE”, por ka pjesë edhe nga markat italiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *