Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim një delegacion të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të kryesuar nga Petra Bayr, i cili do t`i vëzhgojë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 9 shkurtit.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ndaj institucioneve të Kosovës dhe mirëpriti angazhimin e këtij misioni, i cili për herë të parë do monitorojë zgjedhjet në Kosovë.

Në takim u theksua se zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 janë zgjedhjet e para të rregullta që do të mbahen në përputhje me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, ndaj Presidentja vlerësoi këtë moment si një hap të rëndësishëm në përmirësimin e proceseve demokratike në vend.

Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës në vitin 2022, por pas kalimit të rekomandimit për pranimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, disa shtete vendosën kusht që Kosova të themelojë asociacionin nëse dëshiron të bëhet anëtare e organizatës me seli në Strasburg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *