Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryetari i Parlamentit të Serbisë, Vladimir Orliq, njoftuan të mërkurën për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në disa qytete dhe komuna, përfshirë në kryeqytetin serb, Beograd.
Zgjedhjet do të mbahen më 17 dhjetor 2023 dhe në krahina. Me shpalljen e zgjedhjeve, Vuçiq ka shpërndarë Parlamentin serb që u zgjodh më 3 prill 2022. Paraprakisht, në Parlamentin serb kryeparlamentari, Vladimir Orliq, njoftoi se do të mbahen zgjedhjet për asambletë lokale në 65 qytete dhe komuna.
Gjatë një adresimi të shkurtër, Vuçiq u uroi qytetarëve “zgjedhje të mbara. Ai tha se “ne po jetojmë në kohë të vështira për gjithë botën, në kohën e ndryshimeve globale dhe në të cilën është e nevojshme që të gjithë të jenë të bashkuar për të luftuar në ruajtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore”.
“Fushata është një mundësi për të shpalosur ide të ndryshme në mënyrë të civilizuar, për të prezantuar programe, politika që duhet të zbatohen, por të cilat kurrë nuk duhet të kërcënojnë interesat vitale shtetërore dhe kombëtare”, tha Vuçiq. Ai u uroi të gjithëve “rezultate të mira në zgjedhje” dhe tha se dëshiron që fushata zgjedhore dhe zgjedhjet të mbahen në mënyrë demokratike.
Kryeparlamentari Orliq u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje, në mënyrë që sipas tij, Serbia si shoqëri të tregojë “kapacitetin e saj të plotë demokratik”.
Më 30 tetor, Qeveria e Serbisë i propozoi Vuçiqit që të shpërndante Parlamentin. Në njoftimin e Qeverisë serbe u tha se mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare në rrethanat ekzistuese do të sigurojë, veç tjerash, “një nivel të lartë të demokracisë dhe uljen e tensioneve midis medimeve të ndryshme në shoqëri”.
Me shpalljen e zgjedhjeve, fushata parazgjedhore zyrtarisht ka nisur në Serbi. Fushata do të zgjasë deri mesnatën e 14 dhjetorit, kur do të nisë heshtja zgjedhore.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
TË NGJASHME

Albin Kurti që na solli malin e Atosit

“Ndodh vetëm në vendet autoritare, opozita rrethohet me gardistë”, Gjekmarkaj thirrje kryeparlamentares: Mos u sillni si manekin
Linda Rei gjen të dashur në Zvicër, kush është djali i biznesmenit që po e çmend me jetë luksiLinda Rei gjen të dashur në Zvicër, kush është djali i biznesmenit që po e çmend me jetë luksibalkanweb.com
Doctors amazed – do This every day and lose pounds!well-being-review DietDrops|
Most Computer Owners Don’t Know This. Do It Today!This Could Be the Most Important Tip You Read This YearOutbyte Driver Updater|
See These 8 Animals Right Before Their Babies Arrive7722666|
What Will Happen if You Eat 2 Bananas a Dayhealthnfits.com|
Sauk: Unsold Furniture Liquidation 2023 (Prices May Surprise You)Furniture Deals|
TË FUNDIT NGA -SERBI

“Serbët duhet ta kenë një shtet të vetëm”/ Pas deklaratës së Dodik reagon ambasadori i SHBA në Bosnjë: Të vendosur për të mbrojtur sovranitetin

Vuçiç para Ursula Von der Leyen: Njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje për Serbinë

Arrestimet e shtetasve serbë në Kosovë, ja çfarë kërkon qeveria e Beogradit

“Krijimi i një shteti të madh serb ku përfshihet Kosova e Mali i Zi”/ Presidenti Milatoviç i përgjigjet Milorad Dodik: Podgorica e ka zgjedhur rrugën e vet për…

Qeveria serbe i kërkon Vuçiçit shpërndarjen e parlamentit, kur pritet të zhvillohen zgjedhjet e reja! Propozimi

“Bie” qeveria e Serbisë, paraqitet propozimi për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve
KATEGORIA VIDEO

“Deputetët e opozitës i mbyllët në ashensor”, vetëm dy ligjvënës të PD në Konferencën e Kryetarëve, Gjergji: Turp, po na mohoni të drejtën e fjalës

VIDEO/ “Hiqni Gardën nga aty”, debate dhe tension në ambient e sallës së Kuvendit, deputetët e opozitës hapin me forcë një nga dyert

“Qeveria shton buxhetin për luksin e vet”, deputetja Xhixho komenton buxhetin e 2024: Asnjë rritje pagash dhe pensionesh

Lefter Maliqi shkon në SPAK, do të merret në pyetje për krimet zgjedhore pas padive

VIDEO/ Aksident në dalje të Lezhës. Mjeti tip Ford i drejtuar nga një femër del jashtë rruge dhe përfundon në kanal

“Turp të keni që…”/ Deputetët e opozitës bëhen “gardh” para dyerve të konferencës së kryetarëve, pengojnë Çuçin të hyjë në sallë


