Presidenti Bajram Begaj, së bashku me zonjën e parë Armanda Begaj, zhvilloi një takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe zonjën e parë Melania Trump.

Takimi u shoqërua me një atmosferë miqësore dhe të ngrohtë, duke reflektuar lidhjet e hershme dhe të forta ndërmjet dy vendeve.

Presidenti Begaj ndau foto në rrjrtet sociale nga ky moment, duke theksuar vlerën e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA.

“Miqësia shqiptaro-amerikane, një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike,” shkroi ai në postimin e tij.

Një ditë më parë kreu i shtetit mori pjesë edhe në një takim ku i pranishëm ishte emisari i presidentit Donald Trump për Misione të Veçanta dhe ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds