Rruga nacionale Pushimi i Shoferit – Divjakë prej kohësh është në gjendje skandaloze, sepse nuk ka parë asnjëherë mirëmbajtje. E ndërtuar vite më parë ky segment rrugor shërben jo vetëm për banorët e zonës për aktivitetet e tyre ekonomike dhe  sociale, por është një akses për turizmin në zonën e Divjakës. Kompania e cila paguhet për mirëmbajtjen e kësaj nyjeje lidhëse vetëm pak ditë më parë ka nisur të kryejë punime për riparimin e pjesshëm të rrugës. Moti i mirë është favorizues, por mesa duket riveshja me asfalt në këtë rrugë e pjesëve të dëmtuara po vonon. Nga një vëzhgim i bërë sot nga RTV 4Plus rezulton se pjesët e gërryera të rrugës nuk kanë sinjalistikë për njoftimin e drejtuesve të mjeteve që po kryhen punime në rrugë.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”ow01H382s2c”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *