Prej 5 ditësh, përroi i fshatit Gorishovë në njësinë administrave Cakran është ndotur rëndë me mbetje hidrokarbure të shkarkuara nga zona naftëmbajtëse e Drenovës si pasojë e çarjes së një tubacioni.
Sipas banorëve të zonës ndotja e rëndë si rrallëherë më parë ka shkaktuar aromë mbytëse ndërkohë që ka ndikuar negativisht edhe te të mbjellat.
Përballë kësaj situate punonjësit e Albpetrol kanë dalë në terren ku kanë vendosur prita në lumin Vjosë dhe janë duke punuar për largimin e mbetjeve hidrokarbure. Nderkohë , në vendburimin e Drenovës i cili është nën administrimin e Albpetrol operojnë 20 puse aktive, por teknologjia e amortizuar bën që të ketë dhe avari të tilla me ndikim negativ në mjedis.
Kujtojmë që lumi Vjosa që prej marsit 2023 mban statusin Park Kombëtar dhe ky status synon mbrojtjen e ekosistemit dhe ndalon ndërhyrje që dëmtojnë integritetin natyror të tij.
