Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
Pas daljes nga ambientet e SPAK, Tavo tregoi se u pyet në cilësinë e personit që ka dijeni për një kallëzim të bërë prej tij në vitin 2021.
Pas arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, Tavo u komentua nga mediat greke si emri i propozuar nga kryeministri Edi Rama për të marrë drejtimin e Himarës, por ky lajm u hodh poshtë më pas.
Tavo u emërua në krye të prefekturës të Vlorës në mars të këtij viti. Më herët, ai ka mbajtur mandatit e deputetit dhe postin e ministrit të Shëndetësisë.
