Arrestohet ditën e sotme në Fier një 43-vjeçar me qëllim ekstradimin drejt Italisë në operacionin e koduar ‘Operacionalja 74’ nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale.

I ndaluari, Elvis Ziu i njohur edhe me emrin Renato Ziu, banues në Fier, ishte i kërkuar nga Gjykata e Caltanissetta-s në Itali, që më 1 shtator 2025 kishte lëshuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për disa akuza. 

Në njoftimin e Policisë thuhet se Policia e Shtetit Vijon operacionet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 74”. Kapet në Fier dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 43-vjeçar i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike.

Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 74”, gjatë të cilit u kap në Fier dhe u vu në pranga shtetasi: E. Z. alias R. Z., 43 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Cantalissetta, Itali, me vendimin e datës 01.09.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds