PPE kanë miratuar një rezolutë ku me gjuhë të vendosur ngrenë alarmin për manipulimin elektoral, kapjen e shtetit dhe rrënimin e standardeve demokratike në Shqipëri nën qeverisjen e Edi Ramës — veçanërisht në prag të zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Rezoluta thekson si shqetësime kryesore: blerje votash përmes parave në dorë dhe të ardhurave nga kanabisi; Keqpërdorim i burimeve publike dhe tenderëve gjatë periudhës parazgjedhore; Punësime elektorale dhe favorizim i mbështetësve të PS; Emërim i paligjshëm i kryetarit të përkohshëm të Bashkisë Tiranë pas arrestimit të Erion Veliajt; Shtypje e opozitës dhe kufizim i medias; Ndjekje penale dhe presion mbi liderët dhe kandidatët e opozitës; Pabarazi në aksesin mediatik dhe përqendrim i pronësisë së mediave në favor të qeverisë;

Ndalesa e TikTok-ut para zgjedhjeve — kërcënim ndaj lirisë së shprehjes dhe të drejtave digjitale; Kapje e drejtësisë dhe pandëshkueshmëri; Institucionet e kapura politikisht dhe nuk garantojnë pavarësi; Krimet zgjedhore mbeten të pandëshkuara, duke krijuar kulturë pandëshkueshmërie; Lidhje të dyshuara midis aktorëve politikë dhe rrjeteve kriminale, veçanërisht në polici dhe drejtësi.

Rezoluta u bën thirrje gjithashtu BE-së, OSBE-së dhe Këshillit të Europës që të Kërkojnë ndërprerjen e blerjes së votës dhe abuzimit me fondet publike; Dërgojnë vëzhgues shtesë në bashkitë me risk të lartë; Dokumentojnë publikisht dhe të denoncojnë shkeljet zgjedhore.; Zbatojnë mekanizma kushtëzues në procesin e integrimit në BE në rast se shkeljet vazhdojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds