Zbardhet përshkimi i e-mailit që persona ende të paidentifikuar kanë dërguar në emër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Në e-mailin në fjalë, që iu është dërguar qytetarëve, i vinte në dijeni këta të fundit për aktivitete të paligjshme në internet, si pornografia, trafikimi i drogës, apo seksi komercial.
Ndërkohë, në e-mail iu vendoset dhe një afat prej 24 orësh që qytetarët të paraqiten në polici, ndërsa ata ‘kërcënohen’ me arrestime.
