Qytetarët zakonisht i bien rrugës shkurt duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe duke u bërë një potencial serioz për aksidente në rrugore. Duke konsideruar të dhënat e aksidenteve rrugore, këmbësorët përbëjnë kategorinë me më shumë fatalitete nga aksidentet rrugore, në pjesën më të madhe për shkak të shkeljes së rregullave nga ana e tyre.
Por një situatë e tillë nuk po tolerohet më nga Policia Rrugore e cila ka nisur aplikimin e gjobave edhe për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor pas 7 vitesh nga hyrja në fuqi të dispozitave ligjore,. Në nenin 188 të Kodit Rrugor, këmbësori i cili shkel rregullat e qarkullimit rrugor gjobitet nga 500 deri në 2 mijë Lekë..
Policia rrugore filloi nga Tirana gjobitjen e këmbësorëve që nuk respektojnë vijat e bardha duke u bërë shkak për aksidente. Pavarësisht se gjobat parashikohen deri në 2 mijë Lekë, policia ka zgjedhur që fillimisht të aplikojë gjoba deri në 1 mijë Lekë, kjo edhe si një masë sensibilizuese.
Kujdesi dhe zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor, është detyrim ligjor për të gjithë përdoruesit e rrugës.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”bXttI_99xCk”]
