Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë

Kontrolle të përditshme, me prioritete ‼️rritjen e sigurisë rrugore dhe ‼️parandalimin e aksidenteve me mjete elektrike.

Në zbatim të planit të posaçëm “Për ndalimin e mjeteve me pedale dhe patinave elektrike”, shërbimet e Policisë kanë intensifikuar monitorimin në të gjitha akset rrugore të kryeqytetit, me fokus parandalimin e qarkullimit të mjeteve që nuk plotësojnë kushtet ligjore për qarkullim, dhe që përbëjnë rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Nga nisja e planit të masave deri më datë 2 nëntor 2025, janë konstatuar në paligjshmëri dhe janë bllokuar gjithsej 1462 mjete elektrike, konkretisht:
????1336 monopatina elektrike;
????126 motomjete elektrike.

Më tej, 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të shtuara, janë arrestuar në flagrancë 9 shtetas, për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt (8 prej tyre në gjendje të dehur dhe tjetri pa leje drejtimi).

Kontrollet janë kryer në akset me qarkullim të dendur, në zonat urbane dhe pranë institucioneve arsimore, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga të gjithë përdoruesit e rrugës.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit të automjeteve apo mjeteve motorike, elektrike dhe biçikletave që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë me përpikëri rregullat e qarkullimit rrugor.

Kontrollet do të vijojnë çdo ditë, në të gjitha zonat e kryeqytetit, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e ngjarjeve që rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *