Nxënësit e shkollës “Naim Frashëri”, të qytetit të Fierit së bashku me punonjës të Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier, kanë shpërndarë mesazhe sensibilizuese për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.
Nga statistikat ka rezultuar se tendenca e përfshirjes së këtyre përdoruesve të rrugës, në aksidente me pasoja fatale, është e lartë dhe për këtë arsye iu bëjmë thirrje që të kenë kujdes kur kalojnë rrugën, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të kalojnë në vendet e përcaktuara për ata, për të mos u bërë burim aksidenti.
Këshilla për këmbësorët dhe shtetasit që lëvizim me biçikletë/motor elektrik:
Ndalo të gjesh një vend të sigurtë ku të kalosh rrugën, si mbikalimet, nënkalimet, kalimet me semaforë dhe vendet ku ka policë rrugorë!
Kur ka vendkalime të vijëzuar, kaloni vetëm dhe kurdoherë mbi vijëzimet!
Mos e kaloni kryqëzimin diagonal!
Përcakto krahun nga vijnë mjetet! Asnjëherë mos u nis para se të bindesh se mund ta kalosh rrugën në siguri!
Kur udhëton me biçikletë, udhëto gjithmonë në krahun e djathtë të rrugës! Shiko përpara dhe kujdesu nëse ndonjë mjet kalon papritur përpara jush!
Nuk duhet të transportosh njeri tjetër me biçikletën tënde.
Në udhëtim duhet t’iu jepni përparësi atyre që vijnë nga e djathta. Kujdes! Ndonjë automjet mund të kthehet pas jush. Në qoftë se keni vështirësi në qarkullim, zbritni nga biçikleta dhe lëvizni si këmbësorë, duke përdorur trotuarin dhe duke e mbajtur biçikletën me vete.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”Mh-XWCbMs4w”]
