Policia Rrugore e Fierit, gjatë muajit janar ka vënë në pranga 29 drejtues mjetesh, nga këta 21 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë pezulluar 61 leje drejtimi.

Policia Rrugore ka shtuar kontrollet si qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit gjatë fashave të orareve me fluks të shtuar në qytet.

Shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti.

Si rezultat, gjatë muajit janar, janë ndëshkuar administrativisht në total 8243 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:

-5334 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

-512 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit;

-796 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

-114 drejtues për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

-70 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësi të këmbësorëve;

-294 drejtues për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Policia Rrugore Fier apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *