Aksidentet rrugore janë kthyer në problem shqetësues duke shkaktuar viktima dhe të plagosur. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjete të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor:

Në rast se je drejtues/e automjeti apo motomjeti, mos konsumo alkool. Në rast se do konsumoni alkool, mos drejtoni automjetin/motomjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, por përdorni automjetet e transportit publik.

Mos drejtoni automjetet apo motomjetet me shpejtësi tej normave të lejuara, çdo shkelje e tejkalim i saj sjell pasoja mbi jetën dhe shëndetin tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Vendosni rripin e sigurimit dhe detyroni edhe pasagjerët për ta vendosur atë.

Mos përdorni celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe mos kryeni parakalime të gabuara apo sjellje agresive në rrugë.

Kur udhëtoni me motomjete vendoseni ju dhe detyroni pasagjerin të vendosë kaskën në kokë e jelekët fosforeshentë, që të bëheni të dallueshëm në trafik në kushtet e errësirës.

Policia Rrugore është prezente në akset rrugore nacionale, urbane e rurale duke përdorur mjetet inteligjente për matjen e shpejtësisë dhe alkooltestuesit.

Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 📞dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds