Nga kontrollet e vazhdueshme të Policisë Lushnjë janë vënë  në pranga dy shtetas, një 23-vjeçar pasi u gjet me armë sportive pistoletë, në automjetin që drejtonte në gjendje të dehur dhe 1 shtetas tjetër që siguronte lëndë narkotike Kokainë dhe e shiste në doza.

Si rezultat i kontrolleve dhe administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, arrestuan në flagrancë shtetasit:

-D. V., 23 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, u gjet 1 armë spotive pistoletë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;

-O. Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, pasi posedonte 12 doza Kokaine, të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *