Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasi S. H 62-vjeça, për të vijuar hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit që ndodhi rreth orës 09:00, në aksin rrugor “Çermë-Lushnjë”, ku ky shtetas, me automjetin që drejtonte, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi O. P., 44 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin A. H., 45 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. B., për veprat “Pushtimi i tokës” dhe “Vetëgjyqësia”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. L., 67 vjeç, banues në fshatin Petovë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. M., 41 vjeç, banues në fshatin Margëlliç, pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Dje, dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (Fotoksinë), në banesën e tij, shtetasi B. A., 50 vjeç, i cili pasi mori asistencën mjekësore të nevojshme, u largua në banesë, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds