Në kuadër të nismave për të afruar të rinjtë në radhët e saj dhe për të forcuar brezin e ri të profesionistëve të sigurisë, Policia e Shtetit fton maturantët të aplikojnë për programin e studimit “Bachelor” në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, në Akademinë e Sigurisë.
Për vitin akademik 2025–2026 janë vënë në dispozicion 150 kuota, me një rritje prej 50 kuotash krahasuar me vitin e kaluar, për të përmbushur kërkesat dhe nevojat në rritje të strukturave të Policisë.
Ky është një shans i mirë për maturantët që duan të ndërtojnë një karrierë në një institucion elitë, tashmë të akredituar sipas standardeve ndërkombëtare, në fushat e sigurisë, hetimit dhe rendit publik.
Të rinjtë që zgjedhin këtë program, nuk zgjedhin thjesht një fakultet, por një mision jetësor në shërbim të vendit dhe qytetarëve.
Policia e Shtetit ka nevojë për fytyra të reja, energji të reja dhe një imazh bashkëkohor që reflekton besim, përkushtim dhe profesionalizëm.
Aplikimet bëhen online, nëpërmjet portalit U-Albania, duke zgjedhur programin e studimit “Siguria dhe Hetimi”, gjatë periudhës 29 korrik – 3 gusht 2025.
Lista e dokumenteve të nevojshme dhe të gjitha informacionet mbi procedurën e aplikimit janë të disponueshme në këtë link: