Policia e shtetit në bashkëpunim me pushtetin vendor kanë organizuar një takim në lidhje me luftën kundër mbjelljes së bimëve narkotike. Në sallën e muzeut historik në Lushnje përveç të zgjedhurve të rinj si kryetarë fshatrash menrrin pjesë përfaqësues të policisë. Takimin e hapi kryetarja e bashkisë së qytetit të Lushnjës zonja Eriselda Sefa e cila i kërkoi kryetarëve të fshatrave kontroll dhe informim periodik në zonat e tyre.

Zv drejtori i policisë së qarkut Fier Artur Selimaj tha se synimi është parandalimi i fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike,si një fenomen i cili dëmton jo vetëm komunitetet por edhe të ardhmen e fëmijëve

Më pas shefi i komisariatit të policisë së Lushnjes Edmond Pjetraj përveç të tjerash bëri dhe një rezyme të situatës ndër vite për ketë fenomen.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”CRGtJzg0Lnk”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds