Aksident, dhunë në familje, shkelje dënimi janë disa nga veprat penale që kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë së Lushnjës.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 19 vjeç, banues në Lushnjë, pasi automjeti që drejtonte, është përplasur me motomjetin që drejtonte shtetasi L. B., 45 vjeç, banues në fshatin Pluk. Si pasojë është dëmtuar shtetasi L. B., i cili u trajtua nga mjekët.

Gjithashtu Policia Lushnjë:
-arreston në flagrancë shtetasin P. T., 49 vjeç, banues në fshatin Goriçaj, pasi u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”;
dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. P., 51 vjeç, banues në fshatin Dushk, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.

Kurse Policia Divjakë:
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy 16-vjeçarë, banues në fshatin Zharrnec, pasi dyshohet se kanë vjedhur 1 motomjet në fshatin Muçias;
dhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. T., 51 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka shkuar te banesa ku jetojnë 2 fëmijët e tij të mitur, ndërkohë që ata janë të pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj 51-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds